Kronika

Banda e vrasjeve me pagesë, Prokuroria dërgon dosjen për gjykim

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar për gjykim dosjen e grupit të strukturuar kriminal që kryente vrasje me pagesë.

Mbi 13 anëtarët e këtij grupi rëndojnë akuzat si vrasje me paramendim, vrasje, vetëgjyqësi, sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale, armëmbajtje pa leje etj. nga hetimet e prokurorisë rezulton se grupi udhëhiqej nga Admir Tafilaj, i cili jepte urdhrat nga burgu ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm për të tjera krime.

Hetimet për këta persona kanë nisur më shkurt të 2015-tës.

Sipas Prokurorisë këto janë akuzat:

Admir Tafilaj akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Vetëgjyqësi”, “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Kristi Pine, akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje, “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit, “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Elson Merdani, akuzohet për “Vrasje me paramendim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë,“Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit, “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Dritan Peksani akuzohet për “Vrasje me paramendim”.

Alfred Qefalia, për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

Adrian (Isuf) Uzuni akuzohet për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

Klajdi Shermadhi, akuzohet për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

Aleksandër Gora, akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Fatos Koka, akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Albano Beqiraj, akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Dhimitër Zito, akuzohet për “Moskallzimi i krimit dhe Kalem Hyka e Besnik Daci për vetëgjyqësi të kryer në bashkëpunim.

HETIMET E PROKURORISË
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se grupi i personave merrte porosi dhe ka realizuar vrasje, disa të mbetura në tentativë, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.
Në bazë të hetimeve, ka rezultruar se të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, në baashkëpunim, kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në 25.06.2014, në Shkodër.
Po ashtu, të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë” të shtetasit Edmond Cakmashi”, ngjarje e ndodhur në dt. 05.11.2013.
Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Murataj, por nuk kanë mundur ta kryejnë, pasi është vrarë më parë nga persona të tjerë, për të cilët po vijojnë ende hetimet.
Të pandehurit Kristi Pine, Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj në bashkëpunimm midis tyre kanë kryer veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Majlind Lila, në Dhjetor 2014.
Të pandehurit Kristi Pine, Admir Tafilaj, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Të pandehurit Admir Tafilaj, Kalem Hyka dhe Besnik Daci në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vetgjyqësisë”, pasi i kanë marrë në mënyrë jashtë-ligjore një shumë parash shtetasit P.B, i cili ua kishte borxh Hykës dhe Dacit.
Ndërsa i pandehuri Dhimitër Zito ka kryer veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, pasi ka qenë i pranishëm në momentin kur, me vetëgjyqësi, i janë marrë një shumë parash shtetasit P.B.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button