Kronika

Përurohet këndi i ri i lojërave tek Liqeni Artificial

Bashkia e Tiranës i bën dhuratë fëmijëve të kryeqytetit për 1 qershor, këndin e ri të lojërave në parkun e liqenit artificial, të inauguruar sot nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

“Dua t’i uroj të gjithë fëmijëve të Tiranës, Shqipërisë gëzuar 1 qershorin. Kjo ishte dhurata e bashkisë për 1 qershorin për ju”, uroi Veliaj.

Ishin qindra qytetarë të pranishëm në këndin e lojërave, të cilët kishin shoqëruar fëmijët e tyre për të festuar 1 qershorin në këndin më të ri për femijët. Ndërsa fëmijët kanë gëzuar në ditën e tyre, duke eksploruar çdo lojë, pjesë të këtij parku.

Për shkak të kontestimit të vazhdueshëm që ky projekt ka pasur në 3 muaj, për Veliaj, ky moment është tashmë i kaluar për shkak të kënaqësisë që fëmijët kanë marrë nga ky kënd lojërash në këtë ditë.

parku i liqenit (1)“Sot është momenti që të jemi të bashkuar, ndodhi çfarë ndodhi çdo gjë është e falur por duhet të ecim përpara me bashkinë e Tiranës, në të gjithë Shqipërinë për hatër të fëmijëve. Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme. Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës, progresin e fëmijëve apo projektet e së ardhmes.
Sot për mua ky debat është i mbyllur dhe për të gjithë ata që donin referendum, ky është referendumi më i mirë që ne mund të kishim menduar sot”, tha ai.

Kryetari nuk la pa përmendur edhe punët e tjera që bashkia do të vijojë ndërkohë që parku do të jetë pa pagesë për të gjithë fëmijët.

parku i liqenit (7)“Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që puna në Tiranë do të vazhdojë. Ne sot kemi filluar me prishjen e fundt që na pengonte tek unaza e vogël, do të vazhdojmë shumë shpejt aty. Do të vazhdojmë me parkun e lodrave tek materniteti dhe shumë shpejt hapim parkun e lodrave tek Mine Peza. Brenda 10 ditëve do të hapim 3 kopshte të reja të rikonstruktuara”, bëri me dije ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button