Kronika

Mbyllet dhe Agon Channel Italia

Aventura e nisur me festë të madhe dymbëdhjetë muaj më pare, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Yjet e televizionit italian, që migruan në masë drejt Tiranës, nuk mjaftuan për t’i dhënë shkëlqim projektit televiziv të Francesco Becchettit “Tanto tuonò che piovve”, thonë italjanët. Aq shumë bubulliu sa në fund ra shi, do t’a përkthenim. Agon Channel, televizioni i parë italjan i vendosur jashtë shtetit (saktesisht ne Shqiperi), që kish nisur transmetimet e tij me 26 nëntor 2014, është zhdukur përfundimisht nga kanali 33 i dixhitalit tokësor në 13 nëntor. Në vend të tij, është rikthyer ABC, kanal teleshitjesh… Ky është rezultati i pashmangshëm i shumë muajve vështirësi juridike për peonarin Francesco Becchetti që u ndalua disa ditë më parë në Londër me mandat të prokurës së Tiranës, nën akuzen e falsifikimit të dokumentave dhe riciklimit të parave. Aventura e nisur me bujë të madhe dymbëdhjetë muaj më parë (e mbani mend mbrëmjen gala të inaugurimit me të ftuar Nicole Kidman në Milano?) u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Në fakt, Agon Channel ishte bërë thellësisht zhgënjyes edhe duke iu referuar thjesht këndvështrimit televiziv: nuk mjaftuan yjet e ekranit të vogël italian që migruan në masë drejt Tiranës, për t’i dhënë shkëlqim një projekti me mungesë të theksuar idesh origjinale dhe inovative. Pupo, Simona Ventura, Maddalena Corvaglia, Sabrina Ferilli, Luisella Costamagna, Veronica Maya, Marco Sinise: të gjithë emrat e nohur që nuk i rezistuan dot kambanave të Becchettit dhe që, me të mbaruar programet e tyre, ia mbathën për në shtëpi. Pastaj, bëri shumë bujë lamtumira e parakohshme e Antonio Capraricas, i dorëhequr pak javë pas debutimit në rrolin e drejtorit te lajmeve, i cili u ankua për kushte pune larg standardeve sadopak të pranueshme. Versioni shqiptar i kanalit është zhdukur që në fillim të tetorit, kur qeveria e Tiranes i ndërpreu rrjetit furnizimin me energji elektrike, ndërkohë që kanali italian rezistonte vetëm falë programeve të vjetra te rregjistruara dhe ritransmetuara nga Roma. Në 13 nëntor, me sa duket, ra dhe mburoja e fundit e një ëndrre televizive, fundi i së cilës u vendos më së pari nga spektatorët italianë dhe vetëm në rend të dytë, nga gjykatësit shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button