Politika

Rama: Objektivi për 2016, rritje ekonomike përtej 3%

Objektivi i i qeverisë për 2016-tën është kapërcimi përtej 3% të rritjes ekonomike. Ky synim u bë i qartë nga vetë kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku ka bërë dhe analizën e një viti.

“Viti i ardhshëm, viti i kapërcimit përtej 3% të rritjes ekonomike. Ia kemi dalë të zerojmë taksën për 83 mijë bizneseve të vogla me xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë dhe të përgjysmojmë taksën për 15.900 biznese të tjera me xhiro vjetor 50-80 milionë lekë, rezultat i drejt për drejtë i operacionit kundër informalitetit që na ka dhënë arsye shumë të forta për të qënë të inkurajuar fuqimisht në vazhdim të këtij procesi shtet ndërtues”, u shpreh Rama.

Duke analizuar vitin që po lëmë pas, kreu i qeverisë tha se janë shlyer 600 milionë dollarë borxhe të prapambetura, apo të fshehura nga qeveria e kaluar në sektorë të ndryshëm. Rëndësi të veçantë sipas Ramës ka edhe zvendësimi i taksës së sheshtë me taksën progresive, që sipas Ramës i rriti shqiptarëve rrogat me 7.5 %.

“Zëvendësimi i menjëhershëm i taksës së sheshtë me taksimin e ndershëm duke u kursyer të gjithë qytetarëve që paguajnë TVSH nga rroga e tyre, 230 dollarë në vit dhe ulja e taksave për 97% të shqiptarëve, është përfituar një pagë mesatare e rritur 7.5 %, rritje më e lartë e pagës krahasuar me shumë vite të shkuara të mbledhura së bashku”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button