Politika

Buxheti i Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Më ambiciozi ndonjëherë

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur paraditen e së mërkurës për të diskutuar buxhetin e vitit 2016, të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi si më ambiciozin e e historisë së kryeqytetit.

“Ky është buxheti më ambicioz pasi sjell një risi në menaxhimin e financave. 120 milionë dollarë buxhet, 39% e të cilit do të shkojë për investime publike”, deklaroi Veliaj në fjalën e tij në mbledhjen e këshillit.

“Në fare pak muaj kemi bërë ndryshimin. Do të bëjmë shumë më shumë sepse ambicia jonë është shumë e madhe. Tirana sot vjen era qytet dhe bashkia era bashki”, shtoi kryebashkiaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button