Kronika

“Albanian Lion 2016”, stërvitja shqiptaro-britanike

Për të pestin vit radhazi organizohet në Shqipëri stërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2016”, që do të mbahet në periudhën 17 shtator – 8 tetor 2016. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 1500 trupa britanike dhe 250 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare.
Stërvitja synon realizimin e operacioneve joluftarake të evakuimit, nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.
Mjetet që parashikohet të angazhohen në të janë: 4 anije luftarake, 1 helikoptermbajtëse, një fregatë dhe dy anije zbarkuese, tre avionë ushtarakë HAWK Jets dhe 10 helikopterë, të cilët do të kryejnë lëvizje gjatë 24 orëve në rajonet e përcaktuara stërvitore, qe përfshijne një terren të zgjeruar gjeografik.
Gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, baza e Porto-Palermos, Baza Ajrore Kuçovë dhe Rinas, Biza, Kepi i Palit, ZallHerri, etj, janë destinacionet kryesore ku do të zhvillohet stërvitja shqiptaro-britanike e radhes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button