Kosova

Thaçi uron Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi uroi sot Malin e Zi për ftesën e bërë për anëtarësim në NATO.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shprehet “urime Malit të Zi për ftesën e bërë për anëtarësim në NATO. Ky është një zhvillim që forcon sigurinë e tërë Ballkanit, përfshi Kosovës. Kosova tashmë kufizohet me dy shtete të NATO-s ndërsa shumë shpejt edhe Kosova do të fillojë rrugëtimin formal në integrimet Euro-Atlantike. Rrugë tjetër dhe opsion tjetër nuk kemi pos boshtit Uashington dhe Bruksel”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button