Ekonomia

Master-plani për Gazin, KE: 1.1 milionë euro për përgatitjen në Shqipëri

Shqipëria nis përgatitjet për Master-planin e Gazit.  Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, përgatitja e këtij plani kap shifrën 1.1 milionë euro, financim nga Komisioni Europian.

Projekti është gjithëpërfshirës, afatmesëm për gazin natyror që shqyrton të gjitha aspektet, teknike, ligjore e rregullatore, ekonomike, të tregut, sociale etj., që lidhe me futjen e gazit në disa rajone të Shqipërisë.

Përveç ministrive përkatëse, përfitues të tjerë të këtij projekti do të jenë Enti Rregullator i Energjisë dhe Albpetrol.

Studimi do të shqyrtojë burime potenciale gazi në Shqipëri dhe përfshin eksplorimin e brendshëm, gaz nga tubacioni Jon-Adriatik pas ndërtimit, furnizimet përmes TAP, magazinim potencial nëntokësor gazi dhe terminalin e Gazit Natyror të Lëngëzuar.

“Parashikimi i kërkesës për konsumimin e ardhshëm të gazit në vend do të shqyrtojë çdo sektor të madh të vendit, përfshirë shërbimet dhe industrinë, si dhe do të vlerësojë përfitimet nga stimujt për kalimin nga energjia elektrike te gazi, me gjasë vendosjen e çmimit të gazit në tregjet me pakicë dhe me shumicë, si dhe iniciativat për eficiencën e përdorimit final të energjisë”, bëri të ditur MEI.

Ky projekt është programuar të përfundojë në nëntor të 2016-s dhe do të diskutohet me palët e interesuara për zhvillimin e studimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button