Ekonomia

FMN: Koncesioni i TVSH të analizohet për kosto-përfitimet para se të hapet tenderi

bbbbbFondi Monetar Ndërkombëtar i ka sugjeruar qeverisë shqiptare në rishikimin e pesë dhe të gjashtë të Marrëveshjes me Shqipërinë që të analizojë në mënyrë të hollësishme kostot dhe përfitimet e koncesionit të administrimit të TVSH para se të nisë tenderi.

“Lidhur me dhenien e një PPP (Partneritet Publik –Privat) për sistemin ei TVSH  ne do të ndërmarrim një analizë të vlerës përpara se të hapet tenderi dhe çdo vendim në lidhje më të do të merret në konsultim me FMN-në” thuhet në marëveshjen e rishikuar të Fondit me qeverinë.

Për të kufizuar rreziqet fiskale nga PPP-të, Fondi ka rekomanduar të ndiqen praktikat më të mira ndërkombëtare dhe se kostot e tyre të trajtohen në mënyrë transparente në llogaritë fiskale dhe statistikat e borxhit. “Do të miratohen një nga standardet kryesore ndërkombëtare të kontabilitetit (GFSM, ESA 2010, ose SNKSP). Në vitin 2016 do të aktivizohet një regjistër publik për të gjitha projektet aktive PPP dhe do të botohen përmbledhjet e të gjitha kontratave PPP si dhe kontratat,  duke përjashtuar ato konfidenciale ose të mbrojtura” thuhet në marrëveshjen mes palëve.

Gjithashtu do të përshpejtohet krijimi i një njësie në Ministrinë e Financave që do të vlerësojë rreziqet fiskale që vijnë nga PPP dhe do të propozojë masat për zbutjen e tyre, dhe të përgatisë raport për rreziqet, te cilat do ti paraqiten Parlamentit. Deri në fund të vitit 2016, kjo njësi do të vlerësojë rrezikun që rrjedh nga të gjithë PPP dhe koncesionet e kontratave aktive dhe nga shumat e papaguara të qeverisjes vendore, dhe do shqyrtojë sasinë që këto rreziqe përcojnë në në llogaritë fiskale.

Teksa vala e koncesioneve ka përfshirë të gjithë sektorët, duke u shtrirë edhe ne menaxhimin e infrastrukturës edhe shërbimeve në shëndetësi, qeveria ende nuk i ka të qarta detyrimet që do të paguajë ndaj tyre.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport tjetër të kohëve të fundit për Transparencën Fiskale i ka vlerësuar koncesionet si një nga rreziqet më të mëdha fiskale, duke pohuar se të tashmë 55 partneritetet Publike dhe Private tashmë zënë 7 për qind të PBB  dhe të tjera janë përfshirë në proces.

Kompania e publike , KESH, ka hyrë në kontrata me prodhuesit e hidrocentraleve (me pagesat me vlerë 4 për qind e GDP).

Airport Tirana ka një kontratë koncesionare që filloi në vitin 2005, në të cilën

përfitimet koncensionare me një garanci 9 milion euro janë bashkë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare.

Ka edhe  një kontratë për një shërbim skanimi  që sipas FMN është sa 2 për qind e PBB-së.

Nj shërbim kombëtar kontrolli shëndetësor dhe një projekt për menaxhimin e mbeturinave në Elbasan janë sa (1 për qind e PBB-së).

Shumë projekte të reja janë në proces si  rruga Milot-Morinë dhe  rruga Arbrit, kostoja e të cilave llogaritet sa  2 për qind të PBB-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button