Kronika

Shkurtimet në shëndetësi, debate të forta në komisionin parlamentar

Shkurtimi i personelit në sistemin e shëndetësisë ka qënë në qendër të debateve të forta në komisionin e shëndetësisë mes ministrit Ilir Beqaj, dhe deputetëve.

Akuza të forta janë hedhur ndaj ministrit të Shëndetësisë nga deputetët e opozitës. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi, akuzoi ministrin se po hedh në rrugë 600 familje, me shkurtimet e vendeve të punës, ndërsa e akuzoi për shpërdorim fondesh.

Znj. Vokshi e akuzoi ministrin se po shkel ligjin për të marrë tendera, duke e akuzuar për ndërtimin e një shtëpie për Beqajn në Peruxhia të Italisë. Këto akuza sollën debate mes të majtëve dhe të djathtëve në komision, të cilës i kërkuan zonjës Vokshi që këto akuza t’i çojë në Prokurori.

Më herët ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se bëhet fjalë për shkurtimin e plot 338 vendeve të punës në shërbimin spitalor në rang vendi. Por deputeti i LSI-së Petrit Vasili tha se shëndetësia është sektori më i gabuar për të bërë shkurtime.

“Në të gjitha rastet e historive ku administrata ka pasur nevojë shëndetësia nuk është shkurtuar pasi ka qënë gjithmonë me një personel që i përdorur mirë ka qënë nën nivelin e kërkuar. Shkurtimet që kanë ndodhur kanë qënë traumatike sa herë që kanë ndodhur”, tha Vasili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button