Ekonomia

BSH: Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gjatë viteve 2017 e 2018

Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje mesatare vjetore prej 2.4% gjatë dy muajve të parë të vitit.

Banka e Shqipërisë ne raportin e fundit te saj, vlereson se sistemi bankar duhet të tregohet më realist dhe i guximshëm në vendimet e tij të kreditimit. Transmetimi i plotë i efekteve të politikës monetare në tregjet financiare do të shoqërohet me rritjen e interesimit të bankave ndaj kreditimit.

Gjithashtu, suksesi i planit të masave për reduktimin e kredive me probleme do të ndihmojë në uljen e rrezikut të perceptuar të kreditit. Të dy këta faktorë krijojnë premisa për një ecuri më të mirë të kredisë në të ardhmen, citon raporti i BSH-se.

Në terma afatmesëm, sipas BSH-se, rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gjatë viteve 2017 e 2018. Në këtë horizont kohor, ajo pritet të reflektojë më mirë efektet e politikës monetare stimuluese dhe të gjejë një mbështetje më të madhe nga përmirësimi i mjedisit botëror. Ekonomia shqiptare parashikohet të kthehet gradualisht në ekuilibër gjatë vitit 2017, duke ndihmuar në kthimin e inflacionit në objektiv rreth fundit të vitit 2018.

Të dy këto projeksione shfaqin një shmangie të lehtë nga parashikimi paraardhës, ndërkohë që balanca e rreziqeve vazhdon të qëndrojë në kahun e poshtëm.
BSH-ja vlerëson se stimuli monetar mund të rritet më tej gjatë vitit 2016, ndërkohë që cikli rritës i normave të interesit nuk do të fillojë para vitit 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button