Zgjedhjet lokale 2015

Elbasan/ Sejdini: Impianti i mbetjeve urbane, asnjë dëm mjedisor

Kandidati i ASHE për bashkinë e qytetit njëherazi kreu actual i kësaj bashkie Qazim Sejdini gjatë një takimi electoral i është përgjigjur edhe akuzave të rivalit të tij në lidhje me vënien në funksion të Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane.

Gjatë një takimi në qendrën “ Riemar”, Sejdini ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje e cila herë pas here shtë kthyer në një akuzë e kandidatit Ardjan Turku.

“Qytetarët nuk do të kenë asnjë kosto në tërë proçesin e vënies në funksion të këtij impianti, projekti në fjalë është i qeverisë Rama dhe nuk ka vend për të hamendësuar për transparencë apo ndonjë dëm mjedisor, siç edhe pretendon kandidati rival”, tha Sejdini.

Ai shtoi se “ më vjen keq dhe nuk e kuptoj se si disa individë nuk duan të shohin ndryshimet dhe përparimin dhe nuk duan t’i jenë falenderues qeverisë. Këto njerëz nuk nuk i shohin përparimet pasi nuk e duan qytetin e tyre, dhe sepse vendosin politikën mbi dashurinë për këtë qytet”, ndërsa gjatë takimit edhe një herë nënvizoi faktin se në katër vitet e ardhshme do të rrisë numurin e punësimit si edhe më shumë investime në qytet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button