Zgjedhjet lokale 2015

Dako me studentët : “Universiteti aset i çmuar, Bashkia investime për terrene sportive”

Universiteti i Durrësit është një aset shumë i rëndësishëm për bashkinë e Durrësit. Ka qenë kjo deklarata e Kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, në një takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Dako ka bashkëbiseduar me studentët e këtij institucioni të dijes rreth rolit të madh që arsimi i lartë ka për zhvillimin ekonomik të qytetit bregdetar. Gjithashtu, ai ka shpalosur në takim edhe vizionin për zhvillimin e Durrësit si dhe mundësitë e mëdha që hapen për thellimin e bashkëpunimit me ta.

Kryebashkiaku i Durrësit ka deklaruar se pas ndërtimit të mjediseve të reja të Universitetit në zonën e Spitallës, Bashkia ka tashmë gati projektin për ndërtimin e terreneve sportive në zonën universitare, duke i’u dhënë një mundësi reale studentëve që jo vetëm për të studiuar në kushte të përshtatshme, por edhe për ofrimin e mjedisve ku ata mund të argëtohen gjatë kohës së lirë.

“Kemi kontribuar që të mbështesim jo vetëm infrastrukturën, e cila është e domosdoshme për zhvillimin e mësimit dhe që ju të studioni në kushte bashkëkohore, por tashmë, ka ardhur momenti që ne të mbështesim dhe infrastrukturën tjetër, atë të terreneve sportive, mjediseve përreth Universitetit, që do të jetë një investim i drejpërdrejtë i Bashkisë së Durrësit”.DSC_3444

Më tej, Kryebashkiaku Dako, ka shpalosur dhe një pjesë të programit të tij elektoral, duke e mbështetur atë në tre shtylla kryesore: toka bujqësore, toka industriale dhe deti. Këto komponentë janë një trinom ideal për rritjen ekonomike dhe punësimin e të rinjve.

“E kemi përqëndruar punën tonë dhe jua bëjmë me dije edhe juve programin e zhvillimit të rajonit tonë .Tashmë  Bashkia e Durrësit nuk është më ajo që ka qenë dikur, pasi ajo është një bashki me një territor 10 herë më të madh dhe ka ardhur momenti që të hedhim themelet e zhvillimit ekonomik të Durrësit, duke  u mbështetur në tre shtyllat kryesore. Ne kemi tokë bujqësore, tokë industriale dhe det. Këto janë tre burimet nga të cilat ne mund të rrisim ekonominë e bashkisë sonë.”

Sipas kryebashkiakut Dako, me qëllim që rritja ekonomike dhe zhvillimi i qytetit të ecë me ritme të shpejta, kërkohet një brez i përgatitur duke u mbështetur te zhvillimi tekonologjik i avancuar. “Inovacioni është lokomotiva që mund të bëjë ndryshimin, vetëm nëpërmjet inovacionit ne mund të zbusim varfërinë, nëpërmjet punësimit”

-Dako me banorët e Jubës: Zhvillim të turizmit mbështetur në një bujqësi moderne-

Dako me banorët e Jubës(4)Stacioni i rradhës në rrugëtimin e takimeve të Vangjush Dakos me zgjedhësit ka qenë fshati Jubë, një nga zonat më të largëta por edhe më të pasura të Durrësit ku deti, toka bujqësore dhe pasuritë e tjera natyrore ndërthuren mrekullisht me njëri-tjetrin.

Fjalën e tij me banorët e kësaj zone, kandidati i Aleancës për Shqipërine Europiane për bashkinë e Durrësit, Dako, e ka nisur me një angazhim: ”Nisim menjëherë nga puna për ndërtimin e rrugës që lidh Jubën me bregun e detit,” – ka thënë ai.

Dako ka prezantuar për bashkëbiseduesit projektin e tij për zhvillimin e Durrësit, dhe veçanërisht të Jubës, si pjesë e rëndësishme e zonës rurale dhe vijës bregdetare.Zhvillimi i turizmit i mbështetur nga një bujqësi moderne janë dy shtyllat ku mbështetet projekti për zhvillimin ekonomik të kësaj zone me potenciale të mëdha zhvillimi, e cila mund të konsiderohet si Kalifornia e Shqipërisë, është shprehur kreu i bashkisë së qytetit bregdetar.Dako me banorët e Jubës(3)

“Pasuri shumë e madhe që kemi është deti, dhe ju jeni shumë pranë tij e nuk keni një rrugë për të shkuar atje. Detin ta shikojmë si një burim fitimi, si një burim zhvillimi, si një mundësi për ndërtimin e resorteve turistike ku të mund të vijnë e të pushojnë turistë të shumtë,” – ka thënë Dako në takim.

“Është një mundësi për të ndërtuar hotele, për të ndërtuar struktura në dobi të turizmit, dhe sa më shumë turistë, aq më shumë vende pune, aq më shumë mundësi për të nxjerrë në treg produktet bujqësore bio nga arat tuaja. Juba është një nga zonat më të begata të Durrësit, Kalifornia e Shqipërisë. Juba ka toka shumë pjellore, ka mundësi shumë të mëdha që ne të zhvillojmë një bujqësi të përparuar me teknologji të lartë, por edhe me investime konkrete për këtë zonë” – është shprehur Dako.

Dako me banorët e Jubës(2)“Ne do të ndërhyjmë me projekte për të përmirësuar infrastrukturën e të gjithë zonës rurale të Durrësit, e cila i është bashkëngjitur bashkisë së re të Durrësit me ndarjen e re administrativo-territoriale. Do të ndërhyjmë në çdo lagje, në çdo rrugë për të çuar asfalt, rrugë e drita në të gjitha banesat e zonës,” – tha kandidati i ASHE-s, Vangjush Dako.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button