Ekonomia

Rritet çmimi i naftës në tregje

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit duke kapur vlerën 42 dollarë fuçia nga 30 që ishte niveli më i ulët.

Tendenca rritëse e çmimit ka ardhur menjëherë pas vendimit për një mbledhje të vendeve prodhuese të naftës në datën 17 prill. Gjithashtu sipas ekspertëve ndikim mendohet se ka pasur edhe vendimi për mos rritjen e normës së interesit nga Banka Qendrore Amerikane.

Pas ruajti për afro një vit çmime të ulta, nafta bruto në tregjet ndërkombëtare ka filluar të rritet duke arritur në kuotën më të lartë që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Gjatë së premtes një fuçi naftë ka arritur të shitet me rreth 42 dollarë në bursat ndërkombëtare nga niveli më i ulët prej 30 dollarësh.

Kjo tendencë rritëse është vënë re pas vendimit të Bankës Qendrore Amerikane për të mos ndryshuar normën bazë të interesit çka ka rritur besimin për një forcim të monedhës amerikane në të ardhmen. Gjithashtu sipas ekspertëve në këtë situatë ka ndikuar edhe lajmi për një mbledhje të vendeve prodhuese të naftës në datën 17 prill.

Çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare arriti pak kohë me parë vlerën më të ulët në 12 vitet e fundit duke u shitur me 30.4 dollarë. Sipas Agjencisë Amerikane të Energjisë kjo erdhi si pasojë e mbiprodhimit për shkak të konflikteve të krijuara midis vendeve që kanë më shumë rezerva të naftës.

Rritja e çmimit të naftës në tregjet botërore pritet të reflektohet së shpejti edhe në tregun shqiptar, ndonëse ulja e saj në tregun ndërkombëtar u reflektua shumë vonë dhe me një ulje modeste të tij. Aktualisht në pikat e shitjes me pakicë, nafta shitet me 150 deri në 155 lekë për litër, ndërsa benzina në 158 lekë për litër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button