KronikaKronika e zeze
Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 52-vjeçari
Një 52-vjeçar në fshatin Zajs-Kurbnesh në Mirditë ka humbur jetën gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se viktima është Fatmir Cara, i cili ishte duke lidhur një pompë uji në afërsi të banesës kur ra në kontakt me rrymën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.