Kronika

Korçë, automjeti përplas motorin, plagosen rëndë burrë e grua

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është verifikuar mëngjesin e kësaj të marte në hyrje të Korçës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur një motorçikletë në të cilën udhëtonin dy persona.

Këta të fundit, burrë e grua, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia ka nisur mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button