Ekonomia

BSH: Kreditë me probleme zbritën në nivelin 20,3 %

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kreditë e këqija zbritën në tremujorin e dytë në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.

Sipas Bankës, në fund të qershorit kreditë me probleme ranë në nivelin në 20.3 për qind, nga 22.7 për qind që ishin në tremujoriun e parë dhe 24 për qind në të njëtën periudhë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë ben te ditur se ndikimin më të madh e kanë dhënë masat e reja rregullatore, të cilat i detyrojnë bankat që të fshijnë nga bilanci kreditë e këqija, të lindura më shumë se tre vjet më parë, ndihmuar edhe nga ristrukturimi i tyre, si dhe rritja e kredisë totale për ekonominë.

Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është që brenda vitit kreditë e pakthyera të zbresin nën nivelin 20 për qind, një target i cili me shifrat e tremujorit të dytë tashmë duket gati i arritur.
Sipas Bankes, rënia me 2.4 pikë përqindje brenda një tremujori është më e forta e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i krizës dhe lidhet me disa faktorë njëherësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button