Politika

Deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo hap seancën e parë: Kjo legjislaturë do të mbahet mend gjatë! Socialistë e demokratë, të punojmë pa ngjyra partiake

Deputetja më e vjetër në Kuvend, Luljeta Bozo ka hapur seancën e parë të legjislaturës së 10 parlamentare.

Ajo ka shprehur emocionet e saj pasi është zgjedhur për herë të parë deputete teksa theksoi se kjo legjislaturë do të mbahet mend gjatë për shkak të numrit të lartë të grave e vajzave.

Bozo i ka kërkuar të gjithë deputetëve socialistë e demokratë të punojnë pa ngjyra partiake.

FJALA NGA LULJETA BOZO

Pas një karrierë të gjatë profesionale, kam nderin të hap legjislaturën e 10 parlamentare. Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj.

Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjilsaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipieve gjinore, forcimin e rolit të gruas.

Kemi marrë përgjegjësi të madhe, për misionin historik, për ta ccuar Shqipërinë drejt Euriopës. Për të krijuar një Shqipëri që brezat që vijnë ta adhurojnë.

Mbështetës potenciale në këto reforma mbeten SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE etj. Na besuan për të ccuar drejtësinë përpara, administratën, për aq sa mundemi ccështjen e poronave, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në të gjitha degët e saj, bujqësië, energjetike, arti dhe kultura, pa hequr vëmendjen.

Sot Shqipëria nuk është më shprehje gjeografike. Shtëpia jonë e përbashkët është strehë e mirë për këdo.

Ne vijojmë të ndodhemi para dy sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, tërmetin e pandeminë. NE të gjithë së bashku do ia dalim. Zonja e zotërinj. Populli nga zgjodhi me votën e tij, të punojmë pa parë ngjyra partiake. të kryejmë me sukses punën e nderuar të deputetit. Paçim punë të mbarë të gjithë, të majtë e të djathtë. Ne punopjmë për të mirën e vendin tonë. Në këtë proces do të kemi mbështetjen e shqiptarëve. Punë të mbarë të gjithëve.

Përmes dy seancave, 1 paradite në orën 10:00 dhe tjetra pasdite në orën 17:00, pritet betimi i 140 ligjvënësve të rinj si dhe zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit. Menjëherë më pas 3 deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Me hapjen e mbledhjes së parë të legjislaturës, drejtuesi i seancës i njofton Kuvendit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkon verifikimin e mandateve të tyre.

Më pas një Komision i përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit, që përbëhet nga 9 deputetë shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve dhe brenda 2 ditëve i paraqet Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit.

Pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin.

Ora 10:00 e ditës së sotme do të jetë momenti kur pas më shumë se dy vite bojkoti nga opozita,  parlamenti do të kthehet në shinat e normalitetit.

Distancimi fizik do të aplikohet edhe në këtë legjislaturë duke ulur në sallën e mbledhje plenare një numër të barabartë deputetësh nga shumica dhe opozita. Pjesa tjetër do të akomodohet në llozha dhe pjesën dedikuar publikut dhe gazetarëve. Një komision do të vlerësojë ligjshmërinë e mandateve e më pas do të votohet kryetarja e re e propozuar nga shumica, Lindita Nikolla. Shumica qeverisëse e Edi Ramës pritet të përballet me një opozitë të fortë e cila nuk do ta kursejë retorikën e ashpër politike.

Megjithatë pasja e 74 mandateve plus 3 të partisë së Tom Doshit, e vendos Edi Ramën në pozita komode gjë e cila u reflektua edhe në porositë që ua la deputetëve të rinj disa ditë më parë për të respektuar kundërshtarin politik. Nuk do të jetë e lehtë për deputetët socialistë ta kenë përsëri përballë Sali Berishën.

Gjithashtu Berisha  do të jetë në Kuvend pa mbështetjen e partisë së tij, pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Bashës mbrëmjen djeshme për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i partisë.

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button