Rajoni

Kroaci, takohen komunitetet islame të Evropës në Zagreb

Do të flitet për gjendjen aktuale të muslimanëve në Evropë dhe do të jepet paraqitje e shkurtër për të ardhmen e Islamit në Evropë, për shkak të rritjes së islamofobisë.

Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të institucionalizimit të Islamit në Republikën e Kroacisë, në ambientet e Bashkësisë Islame në Zagreb ka filluar takimi i komuniteteve islame të Evropës, “muslimanët në Evropë – trashëgimi dhe e ardhmja”.

Ky event mblodhi pesëdhjetë muftinj, reisë, presidentë, ministra, përfaqësues të vakufeve, ku do të diskutohet për gjendjen aktuale të muslimanëve në Evropë dhe do të jepet një paraqitje e shkurtër për të ardhmen e Islamit në Evropë, për shkak të rritjes së islamofobisë. Në mesin e të pranishmëve janë kryetari i Drejtorisë të Çështjeve Fetare të Turqisë Mehmet Gormez, Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame në BeH Husein ef. Kavazoviç, Reis-ul-Ulema i Maqedonisë dhe Malit të Zi, Sulejman Rexhepi dhe Rifat Fejziç, si dhe pëfaqësuesit e komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Takimi filloi me leximin e pjesëve nga Kurani, dhe pas kësaj të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Zagrebit, Aziz ef. Hasanoviç i cili njëherësh edhe kryeson Bashkësinë Islame në Kroaci, këtë vit me një numër aktivitetesh të rëndësishme është shënuar 100 vjetori i institutionalizimit të Islamit në Republikën e Kroacisë. Hasanoviç tha se pohojnë se përvojat e tyre dhe format ligjore mund t’iu shërbejnë të gjithëve në zgjidhjen e çështjes së statusit dhe rregullimin e marrëdhënieve mes komuniteteve fetare dhe shoqërisë. Ai tha se jemi “para sfidave të mëdha historike të cilave duhet t’iu përgjigjemi”.

“Evropa nga ne kërkon partnerë si dhe besimtarët tanë, sepse ata ndjehen të pafuqishëm. Dua që nga Zagrebi në këtë event të madh jubilar të nis një kërkim për të gjetur zgjidhjen më të mirë të statusit të muslimanëve dhe çfarë do çështje tjetër në Evropë”, tha Hasanoviç.

Para se të fliste para gazetarëve tha se “ata kanë një praktikë të mirë njëqindvjeçare në Kroaci, të cilën duan të ndajnë me të gjithë ata që nuk e kanë”.

Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane Miro Kovaç, me fjalimin e tij, bëri hapjen zyrtare të takimit dhe tha se ky përvjetor ka një fuqi dhe simbolikë të jashtëzakonshme, sidomos në rrethanat historike në të cilat ndodhet Kroacia, Evropa por dhe bota.

Sipas tij, Kroacia dhe komuniteti islamik, marrëdhëniet e tyre i kanë ndërtuar për shekuj me radhë. Kovaç kujtoi se Kuvendi në vitin 1916 zyrtarisht kishte njohur statusin e fesë islame dhe me këtë akt kishte barazuar me të gjitha grupet dhe bashkësitë fetare të deri atëhershme: katolike dhe hebreje. Ai tha se ata duhet të jenë krenarë për marrëdhëniet midis qeverisë dhe bashkësisë islame në këtë vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button