Ekonomia

“Gjebra” në Berat eksporton në BE dhe SHBA, u mbështet nga IPARD

Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, përmes programit IPARD, “Gjedra” shpk në Berat, një kompani e specializuar në grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore, bashkëpunon me 3500 fermerë të zonës dhe eksporton produktin final të saj në tregjet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E krijuar që prej vitit 1993, sot kjo sipërmarrje është shndërruar në një ndër eksportueset kryesore të bimëve mjekësore në Evropë edhe më gjerë.

Përveç tregut të bimëve mjekësore, “Gjedra” e ka zgjeruar portofolin e produkteve që përpunon dhe eksporton, duke përfshirë edhe frutat e ndryshme, kryesisht mollën dhe boronicën.

Në sajë të financimit nga programi IPARD II, u mundësua ndërtimi i një magazine të re për ruajtjen e bimëve, si edhe u investua në makineri për tharjen e frutave, duke ruajtur vlerat e produktit në përputhje me standardet evropiane të cilësisë.

AZHBR, përmes programeve të mbështetjes, ka rritur të ndihmojë në ndërtimin e sipërmarrjeve të cilat shërbejnë si modele suksesi në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, duke kontribuar në uljen e papunësisë, rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin rural.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button