Te ndryshme

Përgjigjet shkencore për shtatë dilema

A duhet të mbani në shtëpi një mace, të qëndroni beqar, të hiqni dorë nga Facebook-u apo të bëheni vegjetarianë? Apo ju pëlqejnë më shumë qentë, një vilë në fshat, një familje e madhe dhe profil social aktiv? Çfarë thotë shkenca mbi disa vendime (të vogla) të mëdha në jetë

Qen apo mace?

I pari, qeni, u zbut përpara lindjes së agrikulturës: mbijetesa e tij lidhej dhe lidhet ende me prezencën tonë. I dyti është mik i njerëzimit që nga lindja e bujqësisë: mbronte shtëpinë dhe hambarët prej minjve dhe insekteve të tjera dhe për këtë, macja është e lidhur me shtëpinë, në kuptimin fizik. Sigurisht, prania e të dyve është e dobishme për shëndetin fizik dhe mendor. Kush ka një kafshë shtëpiake ka marrëdhënie shoqërore më solide dhe sjellje më altruiste. Ndërsa fëmijët që rriten pranë një qeni janë më të mbrojtur ndaj infeksioneve.

Beqar apo çift?

Studime të shumta kanë treguar se të qenët të martuar do të thotë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti dhe problemet e frymëmarrjes (kjo vlen sidomos për meshkujt). Një situatë më e mirë ekonomike, le të themi prej rrogës së dy partnerëve, siguron më shumë garanci për të ardhmen. Të qenët çift sjell shëndoshjen, sepse gatuhet më shumë dhe bëhen më pak lëvizje. Ndërsa ata që janë beqarë, kanë një punë të mirë dhe rrethohen nga miq të shumtë, u mungon pjesa e jetës private, ajo më e sinqerta. Kështu që shkenca, në këtë rast, nuk bën një diferencim mes njërës apo tjetrës situatë.

Po apo jo fëmijë?

Edhe në këtë rast, jo gjithmonë është një vendim të cilin mund ta marrim plotësisht ne. Por, nëse do të flisnim në mënyrë shkencore, janë më të lumtur çiftet me apo pa fëmijë? Sipas një studimi nga Universiteti Open (Britani), çiftet më të lumtura janë çuditërisht ato pa fëmijë. Çiftet pa fëmijë kanë më pak tensione dhe kanë më shumë kohë për t’i dedikuar interesave të përbashkëta. Ndërkohë, nëse partnerët do të pyeteshin veç e veç për këtë aspekt, shkenca thotë se femrat me fëmijë janë më të lumtura se sa meshkujt me fëmijë. Këta të fundit kërkojnë një jetë më të kënaqshme seksuale.

Vegjetarian apo mishngrënës?

Nuk ka asnjë dyshim se cila është zgjidhja më e mirë nga këndvështrimi mjedisor: të qenët vegjetarian. Për sa i përket shëndetit, studime të shumta e lidhin konsumimin e një sasie të madhe të mishit të kuq me rrezikun nga kanceri. Kjo gjë nuk vlen për mishin e bardhë ose për peshkun. Një zgjidhje e mesme është që të reduktoni konsumimin e mishit të kuq me yndyrë dhe të zgjidhni mishin e bardhë ose peshkun.

Shpenzimi apo kursimi?

A ju dhurojnë paratë lumturi? Një studim i Universitetit Princeton, i kryer nga Daniel Kahneman, thotë se po, niveli i lumturisë rritet prej rritjes së parave. Por, pas një limiti prej 60 mijë eurosh në muaj, në vend të lumturisë rritet niveli i stresit dhe i trishtimit. Një studim kanadez ka treguar se shpenzimi për të tjerët garanton një lumturi më të madhe se sa të shpenzuarit për veten. Gjithsesi ajo çka është e rëndësishme, sipas shkencës, ka të bëjë me faktin se shpenzimi për kohë dhe eksperienca të bukura është më i kënaqshëm se sa shpenzimi për objekte materiale.

Qytet apo fshat?

Si një park qyteti ashtu edhe një fushë me pemë në fshat i bënë shumë mirë mirëqenies së njerëzve. Studime të ndryshme kanë treguar se në marrëdhënie me natyrën, mirëqenia psikike dhe fizike bëhet më e madhe. Kushdo që jeton në qytet është më i prirë drejt ankthit dhe humorit të keq. Njerëzit në qytet mund të jenë subjekt ndaj sëmundjeve në mushkëri. Por nga pikëpamja mjedisore, krahasimi i qytetit dhe i fshatit është më se i qartë!

Rrjetet sociale, po apo jo?

Nga një anë, të pasurit e profileve sociale, kanë anë pozitive, duke qenë se qëndrojmë të lidhur në kontakt me miqtë e largët dhe mësojmë mbi ngjarjet. Por, nga ana tjetër, rrjetet sociale mund t’ju mbyllin në vetvete, mund t’ju bëjnë vetmitarë dhe disi pa vetëbesim, duke qenë se të tjerët gjithmonë postojnë gjëra pozitive. E mira është që të mos bëheni shumë pjesë e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button