Ekonomia

Lonely Planet, përvojat turistike më të veçanta të 2016-ës, mes tyre edhe ishulli i Sazanit

aaaaLonely Planet, kompania më e madhe mediatike e turizmit së fundmi ka publikuar një libër elektronik me titullin : “New in Travel” ( Të rejat në udhëtim), në të cilën liston një sërë destinacionesh përgjatë botës që ofrojnë një përvojë të veçantë dhe unike për vitin 2016. Lista është hartuar nga ekspertët e Lonly Planet dhe në të prezantohen atraksione dhe aventura tërheqëse për shijet e të gjithëve, si dhe destinacione turistike që janë hapur së fundmi ose do të hapen shpejt.

Ndër këto destinacione që përmenden në librin e Lonly Planet është edhe Ishulli i Sazanit, që i ka hapur “dyert” për publikun në korrik 2015. Godinat e braktisura ushtarake, që dikur strehonin marinën sovjetike tashmë janë kthyer në atraksion turistik. Ishulli “fantazmë” i josh turistët edhe me peizazhin piktoreskt te pyllit dhe detin me ujë të kristaltë.

Një tjetër atraksion gjendet në Hungari, në Budapest. Bëhet fjalë për tregun historik të rinovuar të hapur në sheshin Klauzál, në tetor 2015.
Në Zyrih të Zvicrës po bëhet gati të hapet nga FIFA në pranverën e këtij viti muzeu botëror i futbollit. Një atraksion i veçantë për dashamirësit e këtij sporti.

Të pasionuarit pas muzikës bluz mund të zgjedhin të mësojnë historinë e stilit më të famshëm dhe më me ndikim të Amerikës duke vizituar muzen kombëtar qëështë paarshikuar të haper në prill të këtij viti. Në të do të gjeni ikonat lengjendare, si Muddy Waters, Buddy Guy dhe Rolling Stones.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button