Politika

Rama në samitin e BERZH: Shqipëria, model të ri zhvillimi ekonomik

bKryeministri Edi Rama, duke folur në samitin e BERZH që po zhvillohet në Londër, ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë tashmë në një proces zhvillimi ekonomik, falë modelit të ri që ka vënë në funksion qeveria e tij.
“Shqipëria është në një proces transformimi ekonomik. Modeli i sotëm mbështetet kryesisht tek eksportet, ndërsa ai i kaluar tek importet dhe remitancat”, ka deklaruar Rama.
Ai ka nënvizuar se, kur mori drejtimin e qeverisë në 2013, e nisi detyrën me një rritje ekonomike shumë të vogël.
“Ndërsa sot rritja është 2.7 për qind dhe për këtë vit pritet të rritet mbi 3 për qind”, ka thënë mes të tjerash Rama.
Kryeministri ka vënë në dukje se një faktor tjetër që ndikon pozitivisht është edhe reforma në sistemin energjitik, e cila sipas tij është lavdëruar nga ndërkombëtarët dhe “nga peshë është kthyer në kontribues për buxhetin e shtetit”.
“Në këtë model të ri që ne po sjellim investimet e huaja janë jetike”, ka thënë më tej Rama, për të shtuar se, prioriteti i qeverisë së tij është promovimi dhe zhvillimi i sektorit privat, si dhe forcimi i bashkëpunimit me fqinjët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button