Ekonomia

BB: Bie treguesi “Të bësh biznes 2016”.Qeveria, na duhet 1 miliardë euro

aaaaShqipëria ka treguar një rënie në raportin “Të bësh biznes 2016” të Bankës Botërore, duke u renditur në vendin e 97 nga 189 vende, duke u përkeqësuar kryesisht për shkak të ndikimit negativ të përkohshëm të reformës territoriale në ndërtimet e reja. Lehtësia e të bërit biznes tregon luhatje (p.sh. “Të bësh biznes 2014” në vendin e 108, “Të bësh biznes 2015” në vendin e 68), pavarësisht shumë reformave të ndërmarra në disa fusha si: fillimi i një biznesi, pagesa e taksave, regjistrimi i pronës, lejes së ndërtimit, reforma e energjisë etj. informaliteti është një shqetësim i madh për rritjen ekonomike, konkurrencën dhe për financat publike. Për të mirësuar klimen e biznesit dhe më këtë rast edhe pozicionin në renditjen e Bankës Botërore të “Doing Bussines” qeveria ka shpallur planin tre vjecar 2016-2018 të reformave në favor të biznesit, zbatimi i të cilave pritet të ketë një kosto afarisht 1 milionë euro

2016

Sipas planit të qeverisë masat e këtij viti do të fokusohen në uljen e barrierave rregullatore të biznesit dhe zbatimin efektiv të kredive të këqija. Masat si më poshtë:
-Aktivizimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB)
– Zbatimin e rekomandimeve të raportit mbi autorizimet;
– Rishikimin e licencave ekzistuese dhe lejeve të lëshuara nga QKB-ja (ish-QKL-ja), me qëllim heqjen e kërkesave të panevojshme;
– Përgatitjen e rekomandimeve për ndryshime legjislative për licencat dhe lejet;
– Përfshirjen në platformën e-licencim për të gjitha licencat, lejet dhe autorizimet, kur është e mundur;
– Lehtësimin e praktikave për lejet e ndërtimit nëpërmjet thjeshtimit të procedurave;

– Zhvillimin e iT për të siguruar shërbimin elektronik për lejet e ndërtimit nëpërmjet one stop shop;
– Trajnime për stafin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe 61 bashki;

– Monitorimin e përhershëm të implementimit të aktiviteteve reformuese. Masa e propozuar është ndërinstitucionale dhe kërkon konsultim dhe koordinim intensiv, njoftohet në planin e qeverisë.
2017

-Institucionet do të vijojnë me përgatitjen e rekomandimeve për ndryshime legjislative për licencat dhe lejet, përfshirjen në platformën e-licencim për të gjitha licencat, lejet dhe autorizimet, kur është e mundur, trajnime për stafin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe 61 bashki, monitorimin e përhershëm i implementimit të aktiviteteve reformuese.
2018

– Përfshirjen në platformën e-licencim për të gjitha licencat, lejet dhe autorizimet, kur është e mundur, trajnime për stafin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe 61 bashki, monitorimin e përhershëm të implementimit të aktiviteteve reformuese.

Kostot e reformës

196,000 euro për bërjen e QKB-së funksionale dhe thjeshtimin e procedurave dhe reduktimin e kohës për shërbimet e ofruara nga QKB-ja. 55,000 euro për përfshirjen në platformën e-licencim për të gjitha licencat, lejet dhe autorizimet, kur është e mundur 60,000 euro për lehtësimin e praktikave për lejet e ndërtimit nëpërmjet thjeshtimit të procedurave,
827,000 euro për zhvillimin e iT për të siguruar shërbimin elektronik për lejet e ndërtimit nëpërmjet one stop shop.
Aktivitete të tjera të propozuara në këtë masë janë kosto administrative dhe staf. impakti në buxhet impakti total buxhetor është 872,000 euro për 2016, 72,000 euro për 2017 dhe 37,000 euro për 2018-n. Qeveria pret që nga këto ma do të ketë ndikime pozitive në konkurrueshmërinë, duke ulur barrierën administrative për biznesin dhe duke u fokusuar në kufizimet detyruese për rritjen dhe konkurrueshmërinë. Këto reforma pritet të përmirësojnë renditjen e të bërit biznes, duke lehtësuar procedurat për operacionet e biznesit dhe për të zvogëluar kohën dhe koston e procedurave administrative. Një total prej 12 autorizimesh pritet të eliminohen dhe 15 të tjera do të jenë të efektshme të lëshohen përmes sistemit të QKB-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button