Kronika

“Panama Papers”, Izet Haxhia: Ismail Mulleti mik me Berishën në kohën e kontrabandës së naftës me Serbinë

Ish- truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik se pjesë e skandalit “Panama Papers” është dhe shqiptari Ismail Mulleti. Në mesazhin e tij Haxhiaj deklaron se ‘në kohën e kontrabandës së naftës me Serbinë, ku person ka qenë mik i ngushtë i Tritan Shehut dhe më vonë i Berishës’.

Mesazhi i plote i Haxhiajt

“Po lexoja lajmet mbi skandalin finaciar te ‘Panama Papers ‘ dhe me beri përshtypje një emër i njohur për mua por edhe per politikanet e PD qe nga vitet e sundimit te pare 92-97 ..E kam fjalën per Ismail Mulletin apo siç thërritet ndryshe Il Mulleti..ky person ka qene nje mik i ngushte i Tritan Shehut dhe me vone i Berishes..ne kohen e kontrabandes se naftës me Serbinë gjate luftës se Bosnjës, ka luajtur rol kyç ne kete kontrabande duke qene ortaku i Tritan Shehut ne firmën e PD. Shqiponja qe ka qene përgjegjëse dhe ka kryer këtë kontrabande me bekimin dhe dijeninë e vete marshallit …dua te shtoj se vellai i Il Mulletit se bashku me Anton Gjergjin janë dy personat qe vune bomben tek Vefa me dijeninë dhe urdhër te shikut. Te Ben përshtypje fakti qe ky person ka fituar tenderin e ngjyrosjes se karburanteve, vetem pak dite para se marshalli te dorzonte pushtetin te kuqeve siç i quan ai, dhe per çudi keta te kuqet e ‘e ndershëm’ qe erdhen ne pushtet me premtimin se do te luftonin korrupsionin dhe anullonin te gjitha aferat dhe tenderat korruptive te qeverise se meparshme, vazhdojne te shijojne parate qe vijne nga keta tendera korruptive, duke i shtuar edhe te tjere ..ketu duhet ta kerkojme ne si popull se perse nuk po behet reforma ne drejtesi por vetem loje fjalesh, dhe akuza fallco nga te dy krahet politike jo e lagu se lagu ..rrenjet e kesaj mafie politike qe na drejton per 25 vite me radhe jane kaq te thella e te pleksura me njera tjetren, se asnje reforme apo rotacion politik nuk mund ti shkule apo nxjerr ne shesh ato..duhet nje përmbysje e madhe qe te pastroje njehere e mire politiken mafioze te tiranes qe si vampire te pangopur me gjakun e ketij populli. Nuk njofin as ligj as drejtesi por vetem para..I takon popullit ta thote fjalen e vet dhe jo te shesi voten ….”, përfundon mesazhi i Haxhiajt.

 

Related Articles

Nje koment

  1. enveri dhe salihi jane dy njerez satanik qe e kane lane pas kete komb duke bashkpunu me shkije e turpi ma i madhe ashte qe masa e popullit te Kosoves e sidomos en katune jane hero per ta ja cfare niveli kemi ne ne zgjedhjen e personaliteteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button