Ekonomia

Skandali me rimbursimet, Milva Ikonomi në vend të Astrit Becit

Pas dorëheqjes së drejtorit Astrit Beci, në krye të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është komanduar përkohësisht Milva Ikonomi, e cila deri më tani ka mbajtur postin e zv.ministres së Shëndetësisë.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beqaj u prononcua gjatë inaugurimit të rezonancës magnetike në Spitalin e Traumës, i cili ndonëse përballon fluksin më të madh të pacientëve, si ata të lënduar në aksidente rrugore, plagosjet me armë apo shpërthime, nuk ka pasur një aparaturë të tillë, duke bërë që pacientët e dëmtuar t’i drejtoheshin për një ekzaminim të tillë shërbimit të neurologjisë në QSUT, për t’u kthyer sërish.

Minsitri Beqaj theksoi se mjekëve të zotë që ka Spitali i Traumës, apo ish-Spitali Ushtarak që njihet, po i vihet në dispozicion infrastruktura e munguar deri më tani.

Përveç rasteve urgjente, rezonanca magnetike e instaluar prane Spitalit të TYraumës do të reduktojë dhe radhët e pacientëve që presin për të kryer këtë ekzaminim në shërbimin e neurologjisë në QSUT.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button