Kronika

Sarandë, autobusi me studentë përplaset me një makinë, 7 të plagosur

Një aksident ndodhi pasditen e së dielës në aksin Sarandë-Gjirokastër pranë vendit të quajtur Qafa e Muzinës. Siç njofton policia, rreth orës 16:30 një automjet me targa greke është përplasur me një autobus dhe për pasojë kanë marrë dëmtime 7 persona.
Në autobus ishin studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar.
Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht janë lënduar drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre. Ende nuk dihen gjeneralitetet e tyre.
Unifrmoat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.
Gjithashtu në këtë aks rruga është e lirë, ka filluar qarkullimi i automjeteve pa probleme. Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button