Kronika e zeze

Angli/ Shpallen fajtorë dy shqiptarë, ekzekutuan Armend Xhikën në 2021

Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Armend Xhika. Ata janë, Marsid Senia 25 vjeç dhe Mentor Selmani 28 vjeç.

Ata janë, Marsid Senia 25 vjeç dhe Mentor Selmani 28 vjeç. 22-vjeçari ndërroi jetë nga plagët me thikë gjatë një konflikti në Earl Marshal Road, Burngreave, Sheffield të Anglisë më 13 maj të vitit 2021.

Pas një gjyqi katër javor, juria me 11 anëtarë nga publiku diskutuan për 18 orë dhe shpallën fajtor për vrasje nga pakujdesia Marsid Senian, 25 vjeç dhe Mentor Selmanin, 28 vjeç.

Gjatë gjyqit në Sheffield Crown Court, anëtarët e jurisë dëgjuan se si një grup burrash, përfshirë Senian dhe Selmanin, takuan Armendin dhe tre miqtë e tij.

Takimi u organizua pas një aksidenti të vogël automobilistik më herët atë ditë, për të cilin Armendi u fajësua.

Pamjet e kamerave të treguara gjatë seancës tregojnë Armendin e plagosur bashkë me tre shokët e tij. 22-vjeçarin e dërgoi një shok i tij në shtëpi dhe më pas ia ndërroi jetë në mënyrë tragjike.

Sipas dëshmive në seancë, ai kishte pësuar një plagë të thellë 10 cm me thikë në gjoks. Tehu i kishte prekur zemrën, ndërsa kishte marrë edhe katër plagë me thikë në qafë dhe trup.

Selmani ishte kapur nga kamerat duke mbajtur një thikë. Të dy shqiptarët akuzohen në përfshirje edhe në sulme të tjera.

Oficeri i lartë hetues, inspektori i detektivit Simon Cartwright në policinë e Yorkshire-it të Jugut tha: Armendi humbi jetën për dëmtimin e një automjeti. Ai nuk do të kishte vdekur nëse personat e përfshirë në vdekjen e tij nuk do të kishin për qëllim t’i shkaktonin dëm.

Sipas medias së huaj, së cilës i referohet Top Channel, në kërkim për vrasjen është Eljaso Cala, 28 vjeç dhe Mateo Çela në lidhje me vdekjen e Armendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button