Ekonomia

Kuponi tatimor, hiqet burgu si alternativë e vetme. Debate për gjobën

Mazhoranca nuk u tërhoq nga vendimi për ta trajtuar si vepër penale “moslëshimin e kuponit tatimor”, por u tërhoq nga propozimi i saj i parë për të dënuar menjëherë me 3 vite burg këtë vepër.

Lëshimi që bëhet është se, burgu do të jetë mundësia e dytë, pasi vepra është ndëshkuar me gjobë sipas ligjit tatimor.

Partia Demokratike, që është kundër trajtimit të moslëshimit të kuptonit tatimor si vepër penale, nuk e pranoi si zgjidhje as këtë tërheqje të qeverisë.

Oerd Bylykbashi tha se, ligji e lë të paqartë se kush ndëshkohet penalisht, pronari i biznesit apo shitësi që nuk lëshon kupon. Ligji tatimor, që iu referua qeveria si zgjidhje, gjobit personin e pajisur me NIPT dhe jo shitësin.

Për këtë arsye, Partia Demokratike votoi kundër, duke e cilësuar ligjin një “tigër” prej letre, që ka për qëllim vetëm të trembë biznesin, duke rritur arbitraritetin. Qeveria thotë se, nëpërmjet ashpërsimit të Kodit Penal do të ulë informalitetin në ekonomi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button