Politika

Alibeaj dërgon në Kuvend 2 kandidatë për Avokatin e Popullit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj propozoi sot në emër të grupit të PD-së, dy kandidatë për postin e Avokatit të Popullit.

Në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit, Alibeaj tha se 2 emrat e propozuar janë parë në katër kritere kryesore që lidhen me pastërtinë e figurës së tyre, aftësitë profesionale, luajalitetin politik dhe të mos kenë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Në një përzgjedhje të tillë të pozicionit të Avokatit të Popullit, që ne kemi pasur, nëpërmjet qëndrimit tonë duhet të japim sinjale se si duhet të zgjidhen përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Duhet të vendosim në aspektin politik, disa prej kritereve më të rëndësishme që duhet të përmbushë Avokati i Popullit. Njëri nga kriteret kryesore ka qenë pastërtia e figurës. Në analizën e të gjithë kandidatëve që u paraqitën dhe demonstruan aftësitë e tyre ne këtë vlerësuam, pastërtinë e figurës”, tha Alibeaj.

“Së dyti, është aftësia profesionale. Duhet të jetë monitorues i administratës shtetërore. Duhet të jetë një zë profesional. Së treti, është që kandidati të mos ketë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe me diktaturën komuniste. Së katërti, dhe nuk duhet ta fsheh, kriterit të luajalitetit politik. Po e bëj në mënyrë transparente këtë, sepse tek njerëzit që kemi përzgjedhur, e kemi parë edhe këtë kriter. Në përfundim të këtij procesi, grupi i PD-së arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra, ku i pari është Ledio Braho dhe i dyti është Dorian Gjonmarkaj”, u shpreh Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button