Ekonomia

Qeveria përpiqet të zgjerojë peshën e industrisë në ekonomi

Ministria e Industrisë ka hartuar një strategji për zhvillimin e industrisë joushqimore, e cila është në fazën e konsultimit, me të cilin synohet që pesha e sektorit në PBB në dhjetë vitet në vijim të dyfishohet, nga 4 % që është ka aktualisht.

Në vendet e rajonit ky sektor zë 7-8% të peshës në PBB.
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë që është edhe autorja e kësaj strategjie, vërën se sektori i industrisë ushqimore nuk ka peshën që i takon në ekonomi për shkak të mungesës së zinxhirit të vlerës.

Objektivat ekonomike për periudhën qe mbulon dokumenti strategjik do te synojnë që përveç rritjes së peshës së sektorit në PBB, niveli i punësimit ne sektorët e industrisë jo ushqimore, të rritet 2 deri 2.5 % ne vit.

Gjithashtu qeveria synon që kontributi në eksport, të rritet ne masën 1.5 – 2 % ne vit, me qëllim që të kontribuohet në arritjen e objektivit për zbutjen e deficitit tregtar (import – eksport), nga një tregues prej  24 % ndaj GDP-së, viti 2010, në  14 % viti 2020, (për ekonominë në shkallë vendi).
Por teksa strategjia i ka të qarta objektivat, mjetet më të cilat do të arrihen evidentohen.

Në dokument sqarohet se arritja e objektivave sasiorë do të mbështetet nga promovimi i projekteve dhe aktiviteteve industriale që gjenerojnë të ardhura dhe punësim.

Do të nxitet mbështetja dhe promovim i biznesit drejt rajonit të burimeve natyrore e potencialeve njerëzore, me synim evitim të disballancimit të zhvillimit industrial rajonal, si instrument për uljen e papunësisë por edhe maksimizim vlerash të këtyre aseteve.

Strategjia synon që të përmirësojë klimën për tërheqjen e investimeve të huaja si një instrument potencial në zhvillimin e industrisë  dhe të promovojë nxitjen e aplikimit të teknologjive bashkëkohore sipas degëve të industrisë, me synim ulje kostoje, ulje konsum energjie elektrike dhe rritje sigurie në shëndet dhe mjedis.

Gjithashtu thuhet se do të kenë mbështetje investimet që sigurojnë rritje të shkalles së përpunimit në vend të burimeve natyrore e aseteve të tjera, si instrument bazë në rritjen e të ardhurave, eksportit, PBB-së e punësimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button