Ekonomia

OSHEE, vende vakante për 11 drejtorët rajonalë

OSHEE ka shpallur vende vakante për 11 drejtorët rajonalë të saj, të shkarkuar tashmë. Vetë administratori i saj, Adrian Çela ka deklaruar të hapur garën.
Çela tha për mediat se sfida e kompanisë është shndërrimi i saj në një korporatë të vërtetë, sipas standardeve bashkëkohore, dhe kjo reformë, e diktuar dhe nga ligji për ndarjen e saj, duhet të prekë edhe burimet njerëzore, që është aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni.
Vendet vakante për drejtor rajonal janë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Fier, Berat Burrel dhe njësitë Kukës e Vlorë.
“Është shumë e rëndësishme paraqitja e dokumenteve të kërkuar, si dhe përshkrimi i CV, pasi kanë peshë në vlerësimin e kandidatëve. Afati i i fundit dorëzimit të aplikimeve: 06 Nëntor 2017. Komisioni i vlerësimit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshi edhe ata akademik të fushës”, deklaroi Blerta Isa, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Pas mbylljes së vitit të tretë të reformës, me rezultate pozitive, administratori i OSHEE, vuri theksin te burimet njerëzore, pjesë e rëndësishme në mirëmenaxhimin e korporatës.
Testimet e para kanë nisur, me elektricistët, si fillim në Tiranë, për tu shtrirë në të gjitha drejtoritë.
Gjithashtu, kreu i OSHEE, z.Adrian Çela, prezantoi risinë novatore: Platforma online e Punësimit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button