Politika

Turi ballkanik/ Rama pas takimit me Vuçiçin: Mos na pengoni të bëjmë më të mirën për rajonin. Dialogu, rruga e vetme për paqen

Kryeministri Edi Rama përmbylli sot turin dyditor ballkanik me vizitën në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri u prit mbrëmjen e sotme në një takim nga presidenti Vuçiç, në kuadër të turit ballkanik që zhvilloi në vendet e rajonit lidhur me Procesin e Berlinit.

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër turit ballkanik, ka thënë se rruga e vetme për të ecur përpara është bashkëpunimi dhe paqja.

Gjithashtu ai u shpreh se rritja e tensioneve nuk është zgjidhje. Kryeministri shtoi se dialogu është rruga e vetme për paqen në rajon.

“Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e dakordësinë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Duhet hapura rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut”, ka thënë Rama, duke shtuar: “Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë, për një proces bashkëpunimi dhe paqeje”.

Kjo vizitë e Ramës në Serbi, vjen pas përfundimit të takimeve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnje-Hercegovine  dhe Mal të Zi.

Në 16 tetor 2023, Tirana do të presë samitin e radhës të Procesit të Berlinit, ndërkohë që bisedimet e kryeministrit Rama me liderët e vendeve të rajonit u fokusuan në Samitin e Berlinit, por edhe në Samitin e NATO-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button