Teknologji

Çfarë është dhe çfarë mësohet në Universitetin Sekret të Apple?

Në Cupertino, vendi ku ka selinë e saj kompania e famshme dhe me e madhja ne bote, Apple, ekziston prej disa kohesh një Universitet sekret, qëllimi i te cilit është formimi i individëve te ndryshëm, mendja e te cilëve do te jete ne gjendje te mbaje lart dhe te çojë me përpara magjinë Apple, për t’i siguruar asaj vazhdimësinë dhe pozicionin leader ne fushën hi-tech, por edhe ne përftime ekonomike.

be5481a9-a582-4bfc-b98a-5c085ea3275f---0-Deri tani ky Universitet është i mbështjellë me mister dhe deri me sot, asnjë personalitet i kompanisë nuk ka dashur te zbuloje ndonjë detaj me shume ne lidhje me te.

Ideja për krijimin e saj lind qe ne vitin 2008, kur gjeniu i saj Steve Jobs kreu edhe operacionin e pare te tij, transplantin e mëlçisë. Themeluesi i famshëm e dinte se shume shpejt kompania do te kish nevoje jo vetëm për një pasues te tij, por edhe për kapacitete intelektuale te cilët te ishin ne gjendje te çonin përpara idetë e tij, madje t’i zhvillonin edhe me tej ato.

Ne këtë mënyrë lindi dhe me pas u zhvillua, Universiteti fantazme qe do te nxirrte me pas drejtuesit me te afte dhe ne përputhje me kulturën dhe ideologjinë dhe filozofinë mbi te cilën ishte ngritur dhe formuar Apple.

Zyrtarisht nuk dihet thuajse asgjë për këtë Universitet, por herë pas herë, informacione te ndryshme rrjedhin prej tij, aq sa te na ndihmojnë ne për te kuptuar dhe dizenjuar ne vija te trasha një panorame te përafërt.

Ajo qe dihet me saktësi është se Universiteti drejtohet nga Joel Podolny, me pare profesor ne Universitete me te mira te SHBA, Yale, Harvard dhe Princeton. Sipas tij, shkolla e Cupertino-s është edhe me e mirë dhe superiore se sa Universitetet kua ai ka dhënë me pare mësim.

Ne këtë Universitet nuk ekziston ndonjë program i mirëfillte akademik. Me se shumti behet fjale për kërkime te vazhdueshme te elementeve qe përcaktojnë suksesin. Profesorët këtu janë nga me te mirët ne SHBA dhe flitet sigurisht për një përkujdesje te tejskajshme te detajeve nga pikëpamja e thellimit ne te mësuar.

Mekanizmi këtu te kujton pak a shume atë të shoqërive sekrete dhe masonerisë, te cilat mbështeten mbi përzgjedhjen. Podolny fton dhe interviston personalisht punonjësit qe nga niveli drejtor e poshtë. Fillimisht realizohen disa sesione intervistash dhe kandidati mund te kaloje ne sesione te tjera, vetëm ne rastin kur ai ngjit shkallet e hierarkisë brenda kompanisë. Ne një sesion mund te marrin pjese 15 deri ne 20 persona dhe një sesion mund te zgjasë deri ne dy-tre dite.

Ne themel te “lëndëve” qe zhvillohen aty, është pa dyshim historia dhe filozofia e Apple. Thuhet se brenda kompanisë punon një grup i posaçëm njerëzish te cilët kane për qellim te ndihmojnë te kuptohet me mire filozofia e Apple. Kjo gjë i ndihmon pjesëmarrësit te përçojnë kulturën e kompanisë, te evidentojnë rregullat qe çojnë tek suksesi i një produkti te caktuar si dhe për te kuptuar më  mirë shijet e publikut, për te përcaktuar me pas ne lidhje me to, produktet e reja te kompanisë. Një kujdes i posaçëm tregohet edhe ne specializimet fine, për mundësitë e shmangies se mbivendosjes dhe te konfliktit mes menaxhereve.

Dhe duket se eksperienca e mësipërme ka dhënë tashme frytet e saja. Ne tremestrin e fundit, Apple ka regjistruar fitimet me te mëdha te cilat kane vendosur njëkohësisht një rekord te ri ne fushën e teknologjisë dhe te industrisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button