Kronika

Publikimi i tezave të matematikës, Malaj: Përgjegjësit do përgjigjen për veprën penale

Një tentativë për të prishur proçesin e dhënies së provimit të tretë dhe të fundit të maturës shtetërore. Kështu e ka cilësuar numri dy i MAS, Nora Malaj, publikimin në rrjetet sociale të variantit B të provimit të matematikës rreth orës 12 e pak minuta, kohë kur provimi vijonte ende.

“Që në orën 12:00 maturantët kanë filluar të dorëzojnë testet e përfunduara. U realizua një nga modelet e provimet më të mira. Jam shumë e keqardhur dhe ndjej shumë trishtim për cilindo që do të prishë një nga misionet më të rëndësishme jo vetëm të arsimit por gjithë misionit të shqiptarëve.Që mbrëmë në darkë nxori një pseudotezë për ta prishur atë dhe për të treguar se institucionet e Ministrisë dhe ato të provimit të maturës shtetërore nuk realizohen. Nuk e di në interes të kujt është ky funksion dhe nuk e di kush janë këta që duan ta bëjnë këtë gjë.Jam e bindur se donin ta prishnin.U tentua në provimin e anglishtes dhe atë të gjuhë letërsisë” deklaroi Malaj në një lidhje telefonike për Ora News.

Zëvendës/Ministrja e MAS tha se do të bëhen të gjitha verifikimet e duhura dhe përgjegjësit do të përgjigjen për veprën penale që kryen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button