Kronika

Gjendet një kufoma në Dajt, ekspertiza: Është qëlluar me plumb në kokë

aaNë listën e të zhdukurve në 6 muajt e fundit, policia ka dy persona: Enver Stafuka dhe Renato Hamzai. Por, pas përfundimit të ekspertizës, rezulton se kufoma që u gjet në Dajt nuk është e asnjërit prej tyre.
Policia bëri verifikimin e të dy personave, për shkak se të dy rezultojnë të zhdukur në formë rrëmbimi, ndaj familjarët e tyre janë të parët që janë kontaktuar nga policia. Ekspertiza tregoi se, kufoma e seksit mashkull, i moshës 35 deri në 40 vjeç, është ekzekutuar me dy plumba, njëri prej të cilëve në kokë.
Nisur nga mënyra e ekzekutimit, policia mendon se ka të bëjë me një krim tejet të dhunshëm. Faktin që nuk ka asnjë denoncim për zhdukjen e një 40-vjeçari në 6 muajt e fundit, policia e lidh me mundësinë, që viktima të mund të jetë banues jashtë kufijve të Shqipërisë.
Të paktën ky është dyshimi i parë, pasi në të kundërt do të kishte një denoncim nga familja. Vrasja mendohet të jetë me paramendim dhe, për këtë arsye, bie poshtë vrasja aksidentale dhe fshehja e trupit nga paniku.
Megjithatë, ky është një dyshim paraprak, nisur vetëm për nga mënyra e ekzekutimit. Policia tha se do të jetë në vështirësi për identifikimin e tij. Ndaj, pritet që në ditët në vazhdim të publikohet një identikit i kufomës, nisur nga përshkrimi i trupit në momentin që është gjetur.
Kufoma u gjet në një gropë, në vendin e quajtur “Zabel”, nga gërmimet e qenit të një bariu, i cili ka qenë duke lëvizur në këtë zonë. Sipas informacioneve të para, kufoma ka mbi 6 muaj që është groposur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button