Kosova

Thaçi: Askush s’do na ndajë nga fusha e gjelbër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e Kongresit të UEFA-s për anëtarësimin e Kosovës.

“Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë”, shkruan ai përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook.

Më tej, Presidenti Thaçi thotë se kjo i hapi rrugën ndeshjeve ndërkombëtare për Kosovën

“Disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, mbyll reagimin e vet Hashim Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button