Kronika

Ardi Veliu, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, karriera

Ardi Veliu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai fitoi gradën “Drejtues i Parë” në konkursin e zhvilluar pak kohë më parë në akademinë e Policisë. Kjo gradë është e nevojshme për të mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Aktualisht, Veliu mban postin e drejtorit të policisë së Tiranës. Vetëm pak ditë më parë policia e Tiranës zbardhi brenda pak ditësh një nga vrasjet më të bujshme që tronditi kryeqytetin. Ishte vetë Veliu që bëri të ditur detajet e operacionit. Aktualisht, i komanduar pas largimit të Haki Çakos ishte Rebani Jaupi.

Kush është Ardi Veliu?

Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë.

Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara- Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Menaxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Është diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit te Policisë (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
Drejtor i Policisë Rrugore ne Drejtorinë e Policisë se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore te Policisë Tirane.

Veliu është emëruar si drejtor i Policisë së Tiranës në prill të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ervin Hodajn gjatë rrokadës së emërim-shkarkimeve të policisë. Para se të bëhej shef i policisë së kryeqytetit, Veliu ka qenë drejtues në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike. Veliu ka mbaruar studimet në akademinë e Policisë në Tiranë bë vitin 1994 dhe i ka vazhduar më tutje në akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë deri në vitin 1998.

Po ashtu Veliu ka dy diploma. Ai është diplomuar në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, në Universitetin “Ismail Qemali”, në Vlorë, si edhe në Fakultetin  Juridik. Ai e ka nisur karrierën e tij në Polici në vitin 1998 kur ka filluar punë si Komandant i “Postës së Policisë”, në Memaliaj. Më vonë, në vitin 1993 ai është emëruar Shef i Policisë së Rendit, në Vlorë.

Veliu ka mbajtur edhe poste të tjera në polici, duke përmendur atë të Shefit të komisariatit të Policisë në Durrës, Zëvendësdrejtor për Sigurinë në Tiranë, Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit dhe Drejtor i Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button