Kronika

Avokati i ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës: Gjithçka e montuar

Ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Goçi është thirrur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Për më shumë se një orë, Boçi në prani të avokatit të tij Saimir Vishaj, është marrë në pyetje lidhur me audio-skandalin e shfaqur në një emision investigativ ku i kërkonte favore seksuale një qytetareje në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor.

Pas marrjes në pyetje, avokati Vishaj deklaroi për mediat se gjithçka është e montuar.

 “Kemi gjetur shume vendime të gjykatës së Gjirokastrës ku kjo shtetase ka bërë shumë kallzime për vjerrën dhe bashkëshortin dhe të gjitha janë pushuar”, tha Vishaj.

Boçi akuzohet për “korrupsion pasiv” të gjyqtarëve.

Një ditë më parë u mor në pyetje gjyqtarja Blerta Çibuku.

Çibuku është gjyqtarja, e cila dha vendimin kundër denoncueses.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button