Ekonomia

Ligji i ri / Kursimi i energjisë, kriteri i ri për marrjen e lejeve të ndërtimit

Qeveria ka dërguar në Kuvend ligjin e ri për performancën e energjisë elektrike i cili  e bën të detyrueshme që ndërtimet e reja, por dhe ato të vjetra, kursimin energjisë përmes izolimit termik apo sistemeve të reja që kanë këtë qëllim.

 Një nga masat më efektive në drejtim të eficencës së energjisë në sektorin e ndërtimeve të reja dhe gjatë rikonstruksioneve të stokut ekzistues është pajisja me rregullore teknike për eficencën e energjisë në këto dy kategori ndërtimesh. Tek ndërtimet e reja vendosja e standardeve teknike lidhur me izolimin termik të ndërtesave është treguesi bazë i sjelljes eficente të ndërtesës gjatë jetëgjatësisë së saj. Në rastin e rikonstruksioneve është e domosdoshme, që, sidomos ndërtesat publike, të prokurohen me masa të eficencës së energjisë, të cilat përmbajnë rregulla të posaçme të eficencës së energjisë për ndërtesa në të cilat rikonstruksioni (ndërhyrja) kalon 25% të vlerës së ndërtesës.

Kriteret

Kërkesat minimale të performancës së energjisë së ndërtesave, njësive të ndërtesave dhe elementeve të mbështjelljes së ndërtesave, që do t’i nënshtrohen një rinovimi të rëndësishëm, duhet të jenë të zbatueshme, vetëm nëse në dokumentet e projektit të zbatimit parashikohen rikonstruksioni, rinovimi ose/dhe ristrukturimi i më shumë se 25% të sipërfaqes së mbështjelljes së jashtme të ndërtesës që i nënshtrohet rinovimit. Kërkesat minimale të performancës së energjisë për ndërtesat dhe njësitë e ndërtesave, që do t’i nënshtrohen një rinovimi të rëndësishëm, nuk zbatohen nëse zbatimi i këtyre kërkesave nuk përputhet me nivelin optimal të kostos, pra nuk është teknikisht ose praktikisht i realizueshëm dhe ekonomikisht i justifikueshëm për të gjithë jetëgjatësinë e ndërtesës. Kërkesat duhet të përditësohen në intervale të rregullta kohe, të cilat nuk duhet të jenë më të gjata se 5 vjet dhe, nëse është e nevojshme, duhet të përditësohen në mënyrë që të reflektojnë progresin teknik në sektorin e ndërtimit Certifikimi i performancës së energjisë në ndërtesa duhet të jetë i detyrueshëm për: a) të gjitha ndërtesat ose njësitë e ndërtesave të cilat do të shiten ose do të jepen me qira; b) të gjitha ndërtesat të cilat do të ndërtohen ose do t’i nënshtrohen rinovimit të rëndësishëm; c) të gjitha ndërtesat që janë në përdorim nga një autoritet publik ose nga institucionet që sigurojnë një shërbim ndaj publikut dhe që frekuentohen shpesh nga publiku, të cilat kanë një sipërfaqe të shfrytëzueshme deri në 500 m2 . Duke filluar nga data 9 korrik 2018, kërkesa për kufirin e mësipërm të sipërfaqes së shfrytëzueshme do të zvogëlohet deri në 250 m2 . Kur një ndërtesë ose njësi ndërtese shitet ose jepet me qira përpara se ajo të jetë ndërtuar, pronari i ndërtesës duhet që në fazën e projektimit të pajisë me certifikata të përkohshme të performancës së energjisë këto ndërtesa ose njësi ndërtesash. Me përfundimin e punimeve të ndërtimit, këto ndërtesa ose njësi ndërtesash pajisen me “Certifikatën për performancën e energjisë” për qëllime të lejes së përdorimit. Kur ndërtesat ose njësitë e ndërtesave ndërtohen, shiten ose jepen me qira, “Certifikata për performancën e energjisë” duhet t’i dorëzohet çdo blerësi ose qiramarrësi. “Certifikata për performancën e energjisë” duhet të jetë e vlefshme për një periudhë maksimale prej 10 vitesh nga momenti i lëshimit, nëse nuk do të ketë ndryshime që do të ndikojnë në vlefshmërinë e saj.

 Si mund të kursehet energji

Kur projektohet një ndërtesë e re ose kur një ndërtesë duhet t’i nënshtrohet një rinovimi të rëndësishëm, subjekti që ka apo do të ketë në pronësi apo përgjegjësi administrimi këtë ndërtesë, duhet të marrë në konsideratë zbatimin e kërkesave të Metodologjisë Kombëtare të Llogaritjes së performancës së energjisë të ndërtesave dhe të analizojë mundësinë e përdorimit të sistemeve me një performancë të lartë të energjisë, të parashikuara, si më poshtë: a) Sistemet e decentralizuara të furnizimit me energji që shfrytëzojnë burime të rinovueshme të energjisë. b) Sistemet koogjeneruese, që realizojnë prodhimin e kombinuar të energjisë termike dhe të energjisë elektrike ose mekanike. 10 c) Sistemet me pompa nxehtësie, të cilat ndryshojnë dhe transferojnë rrjedhën natyrale të energjisë termike, nga mjedisi i jashtëm te ndërtesat ose njësitë e ndërtesave dhe anasjelltas, nëse kërkohet një gjë e tillë. ç) Sistemet e ngrohjes dhe ftohjes së përqendruar, veçanërisht ato që shfrytëzojnë burime të rinovueshme energjie për ndërtesa ose blloqe ndërtesash.

Perfomanca e ndërtesës

Performanca e energjisë së një ndërtese duhet të përcaktohet në bazë të energjisë së llogaritur ose energjisë vjetore aktuale që është konsumuar me qëllim për të plotësuar nevojat e ndryshme, shoqëruar me përdorimin e saj tipik, dhe duhet të reflektojë nevojat e energjisë për ngrohje e ftohje për të mirëmbajtur kushtet e temperaturës së ndërtesës dhe nevojat për ujë të ngrohtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button