Te ndryshme

10 pjesët e trupit ku të bësh tatuazh është më e dhembshme

E dimë të gjithë se bërja e një tatuazhi shkakton dhembje: shumë ose pak, kjo varet nga secili person. Kur bëhet një tatuazh, pjesa më e madhe e dhembjes ndihet prej faktit se, në disa pika ka më pak muskuj dhe inde të yndyrshme, ku gjilpëra nuk depërton mirë për të bërë efektin e saj.

Ashtu siç shkruhet në sajtin e dedikuar tatuazheve, “InkedMag”, ka disa vende në trup, ku bërja e tatuazheve është më e dhembshme; vende që me sa duket është më mirë t’i shmangni, nëse do të bëni tatuazh për herë të parë.

Ndërkohë, nëse jeni të bindur se doni të “gdhendni” një kujtim në trup, atëherë kujtoni thënien e gjyshes: “Për t’u dukur bukur, është e nevojshme të vuani”. Sapo të kaloni dhembjen, ju do të mund ta harroni shumë shpejt atë. Dhe nëse rezultati ju ka kënaqur, në fund mund të thoni se ia vlen!

Duart

Duart dhe gishtat janë pjesë e trupit me më shumë kocka dhe plot me ligamente. Mbi të gjitha, aty ka pak muskuj dhe inde. Pra, bërja e tatuazheve në duar është shumë e dhembshme.

Këmbët

Në fillim nuk është se do të ndieni ndonjë dhembje të madhe, por nëse tatuazhi që doni të bëni është shumë i madh dhe kompleks, atëherë dhembje do të ndieni dalëngadalë. Për më tepër, nëse tatuazhin e bëni në qafën e këmbës.

Bërryli

Bërja e një tatuazhi në bërryl, jo vetëm që do t’ju shkaktojë shumë dhembje, por do t’ju detyrojë edhe të mbani një pozicion të parehatshëm përgjatë gjithë kohëzgjatjes së seancës. Në ditët pasuese, përgatituni që dhembje të ndieni edhe në krahë dhe në shpatull.

Pjesa e pasme e gjurit

Shumë njerëz besojnë se bërja e tatuazhit në gju shkakton një dhembje vërtet të madhe. Por realisht, ajo ndihet më shumë në pjesën e pasme të gjurit: aty lëkura është e hollë dhe gjilpëra (agia) prek tendinat dhe ligamentet, të cilat gjenden nën lëkurë.

Pjesa e brendshme e krahut

Bëhet fjalë për një zonë ku lëkura është shumë delikate: në disa pika mund të ndieni një lloj dhembje si pulsuese dhe në disa të tjera, një ndjesi djegie të fortë.

Sqetulla

Një tatuazh në sqetull është tatuazhi më i dhembshëm i zonës së brendshme të krahut. Mendojeni pak se sa e dhembshme është kur depiloheni në këtë zonë: bërja e tatuazhit aty do të jetë edhe më e dhembshme.

Gjoksi

Edhe zona e gjoksit është një nga pjesët e trupit ku “gdhendja” e një tatuazhi është shumë e dhembshme. Akoma më shumë nëse keni gjoks të pazhvilluar, pa muskuj dhe inde: gjilpëra e tatuazhit do të shkonte deri në kocka.

Dërrasa e kraharorit

Dhembja që ndihet aty është pak a shumë sa ajo e një tatuazhi në gjoks, por me një detaj shtesë! Dridhjet e ages mund t’ju japin ndjesinë e dhembjes në të gjithë sipërfaqen e kësaj pjese, madje duke prekur edhe stomakun.

Koka

Të bërit tatuazh në zonën e kokës nuk është edhe aq e dhembshme, por ajo që është e bezdisshme, ka të bëjë me faktin se dridhjet e gjilpërës nga lëkura ndihen në të gjithë kokën.

Brinjët

Kushdo që ka bërë një tatuazh në zonën e brinjëve, e di shumë mirë se çfarë dhembje të shkakton kjo gjë. Jo vetëm sepse lëkura është shumë e hollë dhe kockat janë shumë pranë saj, por edhe për faktin se kjo është një zonë e ndjeshme vetvetiu. Përgatituni mirë dhe nëse vendosni të bëni një tatuazh në brinjë, bëni pushime të herëpashershme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button