Rajoni

Athinë, përleshje mes policisë dhe anarkistëve

Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Zona pranë Politeknikumit të Athinës ka qenë arena e përleshjeve të natës së të mërkurës, deri në orët e para të së enjtes.

Sipas policisë greke, një grup prej rreth 100 anarkistësh që ndodheshin në brendësi të Politeknikumit, në rrugët Sturnari dhe Patision, rreth orës 23:00 filluan të hedhin kokteil molotov dhe gurë kundër forcave të policisë, të cilat ishin të stacionuara në zonë. Policia thotë se ka ndaluar dy persona lidhur me ngjarjen. Prej përleshjeve janë dëmtuar disa automjete dhe vitrina dyqanesh.

Situata e tensionuar në zonën e “Eksarkias” ka zgjatur deri rreth orës 4 të mëngjesit. Në vazhdim anarkistët janë larguar nga zona dhe situta i është kthyer normalitetit. Autoritetet greke thonë se situata e tensionuar mes grupimeve anarkiste dhe policisë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Sipas policisë, shërbimet sekrete kanë përgjuar komunikime prej anarkistëve, të cilat bëjnë fjalë për një rindezje të “luftës” mes anarkistëve dhe forcave të rendit gjatë muajve të ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button