Politika

Akuzat e Blushit, Rama: Përralla që përdoren për ambiciet e tij

Deputeti Ben Blushi, i cili sapo ka krijuar një parti të re, ka akuzuar qeverinë në lidhje me koncesionet.

Megjithëse, këtyre akuzave ju përgjigj ministri i financave, Arben Ahmetaj, kreu i qeverisë Edi Rama i ka quajtur përralla deklaratat e Blushit.

“Ka nga ata që njerëzit u duhen të pandriçuar në mënyrë që ti bëjnë mish për topat e ambicieve të tyre. Nuk dua të humbas kohë për çka u debatua pak më parë se është një debat mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë”, tha Rama.

Rama tha se koncesionet do të vazhdojnë, pasi akuzat që bëhen ndaj këtyre koncesioneve vijnë nga ata që nuk ja duan të mirën Shqipërisë.

“Përrallën e koncesioneve në shëndetësi tregojeni sa të doni nuk ju beson më njeri. E vërteta është ajo që qytetarët provojnë dhe është shumë e thjeshtë, ata marrin shërbime shumë më cilësore dhe nuk paguajnë qindarkë nga xhepi. Ne do të vazhdojmë dhe as nuk do humbasim kohë për t’i mbushur mendjen atyre që shqiptarët i duan të pandriçuar lidhur me këtë çështje”- tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button