Kosova

Hyseni në Sarajevë për konferencën kundër ekstremizmit dhe terrorizimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni po merr pjesë në konferencën: “Formësimi i të ardhmes tonë të përbashkët”, që po mbahet në Sarajevë ku po diskutohet për të drejtat dhe vlerat fondamentale, në raport me sfidat që përbën ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi.

Konferenca e cila po mbahet në Sarajevë, ka sjellë së bashku ministra të brendshëm dhe jashtëm nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani.

Ministri Hyseni si njeri nga panelistët kryesor, foli gjerësisht për të arriturat në Kosovë në rrafshin e respektimit të vlerave dhe të drejtave fondamentale, si dhe për liritë fetare në raport me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button