☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.43 ▲1.26%
ARI 4,826 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,885 ▼ -0.68% ETH $2,317 ▼ -2.45% XRP $1.3570 ▼ -1.04% SOL $83.0800 ▼ -3.33%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.43 ▲1.26 % ARI 4,826 ▼0.49 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.43 ▲1.26 % ARI 4,826 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Reduktimi i përdorimit të qeseve plastike, qytetarët përdorin trastat

Nismës së bashkisë së Tiranës për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike i janë bashkuar dhe 7 rrjete të tjera supermarketesh në Tiranë. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Tiranës.

Në sajë të kësaj marrëveshje, këto rrjete angazhohen për të marrë masa për uljen deri në ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike në pikat e tyre të shitjeve.

“Kemi probleme të panumërta në një qytet që është ndërtuar për 200 mijë banorë dhe sot ka 1 milionë banorë; shpesh kanalizimet bllokohen, po ashtu edhe impiantet e grumbullimit të mbetjeve, kazanët, gjithashtu në sheshpushimet e lagjeve, në këndet e lodrave shohim katastrofa mjedisore nga papërgjegjshmëria. Ndaj, është e rëndësishme që këto rrjete supermarketesh të bashkuara në këtë nismë me Bashkinë e Tiranës, të garantojnë një qytet më të pastër”, theksoi Veliaj.

Veliaj e cilësoi si të suksesshme javën e parë të zbatimit të nismës, duke shtuar se këtë javë u reduktua ndjeshëm përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët.

Prej një jave, në disa nga supermarketet që nënshkruan të parat marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, nisma për reduktimin e qeseve po zbatohet me sukses, ku qytetarët të dekurajuar nga pagesa prej 3 dhe 5 lekësh kanë nisur të përdorin trastat e rrobës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.