Kronika

Burri i shqiptares që u vetëvra: Elida vuante nga depresioni

Ka dëshmuar për rreth 10 orë në polici, ish-bashkwshorti i 35-vjeçares shqiptare Elida Zero, e cila tronditi një ditë me parë Italinë, pasi masakroi me 6 goditje thikë djalin e vogël dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit ku banonte, duke humbur jetën në vendngjarje.

Sipas mediave italiane, ish-bashkëshorti i 35-vjeçares Dante Scrivano ka rrëfyer për problemet që kishte me Elidën.

“Nuk është ashtu si thonë mediat, unë nuk isha aty kur ndodhi, kisha zbritur poshtë të merrja një kafe dhe të blija cigare. Por ne nuk i kishim punët mirë. Ajo më thoshte sa herë se do vritem e do vras edhe djalin tonë, kështu nuk do na kesh më nëpër këmbë”, ka thënë ai.

Ajo kishte probleme të mëdha, dhe të enjten më ka telefonuar duke më thënë se do të bënte një çmenduri”, tha ish-bashkëshorti, teksa shtoi se shqiptarja e akuzonte se ai e tradhëtonte me femra të tjera.

Ndërkohë gjendja e djalit të vogël mbetet shumë e rëndë.

Mjekët thonë se ai i është nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale, pasi thika i ka prekur mushkërinë, mëlçinë dhe shpretkën.

Sipas mediave italiane, për vite të tëra Elida Zero ndiqej nga një psikolog për shkak të depresionit, që i ishte bërë kronik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button