Politika

Biden firmos urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria, vjen reagimi i Sekretarit Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv të presidentit të SHBA Joe Biden për bllokimin e pronës dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të personave që kontribojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Blinken me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter theksoi edhe një herë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në promovimin e demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane.
Urdhëri Ekzekutiv i ditës se sotme është një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”– shkruan në Twitter sekretari Blinken.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button