Kronika

Prrenjas, rrezikohen nga shembja e shkëmbit; evakuohen 35 familje

Të paktën 35 familje në fshatin Rrajcë të Prrenjasit janë në rrezik serioz për jetën, pasi një shkëmb në rrëzë të malit ka nisur të shëmbet.

Rruga e shembjes kalon pikërisht mbi shtëpite e tyre, që deri tani janë goditur nga gurë më të vegjël.

Ekspertët e emergjencave civile bëjnë të ditur se në rast reshjesh, situata bëhet edhe më e rrezikshme, pasi shkëmbi rrezikon rënien mbi banesa.

Për këtë arsye, kryetarja e bashkisë dhe autoritetet e tjera vendore u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për strehimin e tyre.

Paraditen e së enjtes është nisur në fshatin Rrajcë një grup ekspertësh nga Prefektura e Elbasanit dhe inxhinierë gjeologë, që do të bëjnë vlerësimin e plotë për situatën, duke dhënë edhe konkluzionet për masat që duhen marrë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button