Te ndryshme

Urime edhe nga… hapësira për marrëveshjen Eurozonë-Greqi!

Astronauti amerikan, Scott Kelly uron Greqinë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, ku vendi që ka kaluar afatet e pagimit të borxhit dhe në prag falimentimi luftonte për arritjen e një marrëveshjeje të re ndihme.

Në faqen e internetit të GreekReporter thuhej se Kelly ka postuar në Twitter-in e tij një foto të Athinës të bërë nga lart, me komentin: “Athinë, Greqi, mirëmëngjes nga stacioni hapësinor! Ju urojmë më të mirat”.

Urimet e Kelly erdhën në një moment kritik kur kryeministri grek, Aleksis Cipras po përpiqej të bindte liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së për të qëndruar në zonën euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button