Kronika

Korrupsioni me dy mijë euro, pezullohet gjyqtarja Pajtime Fetahu

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur sot masën “Pezullim nga detyra” për gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, në kuadër të hetimit të nisur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve”.

Pezullimi dhe hetimi ndaj Gjyqtares Fetahu nisi pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan.

Në video, me 2000 euro Fetahu merrte përsipër të nxirrte me minimumin e dënimit një person që ndodhej në paraburgim.

Pas kësaj, përveç vendimit të trupit gjykues, Fetahu merrte gjithashtu përsipër “ta rregullonte” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bënte rekurs.

Për këtë, kërkoheshin edhe 1500 euro.

Më herët në pranga përfundoi oficeri i Policisë së Burgjeve, Behar Kola, i cili kishte rolin e sekserit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button